Zela Vace

Lemza

Zela Vace


O ra zilja më nisi frika 
Msusi hyni në mësim 
Por plot shqet'sim e ankth e prita 
Kur ai thirri emrin tim Unë asnjë fjalë s'kisha mësuar 
Se mbrëmë në takim isha me ty 
Po nisi lemza e bekuar 
Në d'rrasë të zez një halë në sy (refren) 
Ohoho mos më ngacmo 
Ohoho se më mundon 
Tralalala ... Ç'më kujton kaq shpesh mor djalë 
Lemz or lemz më ler të qetë 
Është turp i madh kur s'di një fjalë 
Edhe lemza kisha mbet M' ler moj lemzë se mbarova 
Çdo mësim unë do mësoj 
Po të jap fjalën po kalova 
Në takim më shpesh do shkoj (Refreni dy herë) Por lermë moj lemzë se mbarova 
Çdo mësim unë do mësoj 
Po të jap fjalën po kalova 
Në takim më shpesh do shkoj Në takim më shpesh do shkoj 
Në takim më shpesh do shkoj