Kejsi Tola

Ajsberg

Kejsi Tola


Qielli eshtë I ngrirë dhe trupi dridhet
Ti më vjen përballë, pa fjalë unë mbeta
S'dua që të ndodhë
Nuk jam e zonja zemrën ta ndaloj
Unë para botës dal, e pranoj, ti, vetëm ti më jep jetë
Dhe nëse dielli humb
Me dritën tënde më ndez

Ne vijmë në jetë nga dashuria
Do të thërras nga lumturia
Kjo zemra ime si një oqean me dallgë
Aty je ti si një ajsberg I madh, I madh
Të dy besojmë tek mrekullia
Nëse një ditë fillon stuhia
Do të shtrëngoj ne krahët e mi më fort, më fort
Unë oqean dhe ti një ajsberg
Ajsberg, ajsberg
Eja më shtrëngo

Ndjej që jam e gjallë
Kur fryma jote trupin ngroh ngadalë, ti buzët preke
Si një lundërtar s'e njeh frikën
Rrugën nis ngadalë
Ne do të jemi bashkë më premto
Askush s'do jetë si ne
Kur emrin tënd dëgjoj
Në shpirt ti zjarrin më ndez

Ne vijmë në jetë nga dashuria
Do të thërras nga lumturia
Kjo zemra ime si një oqean me dallgë
Aty je ti si një ajsberg I madh, I madh
Të dy besojmë tek mrekullia
Nëse një ditë fillon stuhia
Do të shtrëngoj ne krahët e mi më fort, më fort
Unë oqean dhe ti një ajsberg
Ajsberg, eja më shtrëngo

Eja me shtrengo ooo
Te jemi une dhe ti ooo
Ti mos u tremb nga dallget
Do ti mposhtim
Eja me shtrengo