Adelina Ismajli

Kaos i yti

Adelina Ismajli


E helmueshme kur t'më prekin mua 
mendojn se me shpirt un i dua 
e leht, si të tjerat dojnë 
në fund në humnerrë mbarojnë. 

E mashtrueshme, pabesueshme 
si mirazh jam, helm ne gjak kam. 

Ref: 
Jam mashtru se 
vdekjeprus'e 
dhe helmu'se 
josheru'se 
kontaminu'se 
unë për meshkuj jam. 

Shpirtin tim askush se pushtoi 
zemrën time askush se lëndoi 
të lënduar duan me m'harru 
por jam plagë që s'mundet me u shëru. 

Un tash jam një simbol fatal 
në jetë jam kaotike, s'mund ta ndal 
kaosin që e linde, e shkove 
borxhin do ta kthej, edhe pse harrove!