Adelina Ismajli

Dy motra nje frajer

Adelina Ismajli


Adelina: 
Unë do t'ja mar 
syrin do t'ja vëj 
frajerin e saj 
për vete do ta bëj. 

Kot e ke të luftosh 
me atë fytyrë të ëmbël 
në duart e mija 
mashkujt bëhen vetëm vegël. 
E ti e di se nuk e dua 
por duhesh ta harrosh 
e di mirë se do ta marr 
e ti vazhdo të dashurohesh. 

Zanfina: 
Nuk mund të besoj 
që ti më lëndon 
pse frajerin tim 
gjithmon e shikon. 
Ai mua më don 
dhe e dashuroj 
askush s'do të mund 
që të na shkatërrojë. 

Ref: 
A: Meshkujt jan të njejtë 
Z: Nuk është e vërtetë 
A: Meshkujt duan lojë 
Z: Nuk jan të gjith njësoj 
A: Ata shum shikojnë 
Z: Të gjith ne gabojmë 
A: Meshkujt të mashtrojnë 
Z: Por një e dashurojnë. 

Adelina: 
Dhe çdo fjalë e jotja mua më bën 
që më egër të luftoj 
unë atë djalë të mjerë 
do ta fus shumë keq në lojë. 
Dhe e di që nuk do t'ndalem kurrë 
kot për të non-stop mendon 
kthjellu pak oj qika mirë 
ai ty s'të meriton. 

Zanfina: 
Ti mendon kështu 
por gabim e ke 
meshkujt dijnë të duan 
sikur edhe ne. 
Lumturia është një 
djemt e meritojnë. 
Ata kan zemër 
dhe na dojnë.